09:37 / 19.05.2026
Katër të vdekur dhe 62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Emine Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë shënuar 4 aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2336 gjoba trafiku.
Në raport thuhet se në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 7 persona, 5 i ka dërguar në mbajtje.























