08:11 / 23.05.2026
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë
A.B/RTKLive
Sot do të bëhet hapja zyrtare e Bibliotekës së Fëmijëve në Pallatin e Rinisë.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ngjarja do të nisë nga ora 13:00. Kjo bibliotekë është themeluar në hapësirat e ish-bibliotekës së studentëve në Pallatin e Rinisë dhe do të funksionojë nën menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit të Prishtinës, “Hivzi Sulejmani.























