10:31 / 23.05.2026
Moti për sot
RTKlive
Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, kurse maksimalet gjatë ditës do të lëvizin 19-22 gradë Celsius.























