07:12 / 25.05.2026
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale në Istog
RTKlive
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) organizon sot nisjen e punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale në Komunën e Istogut, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Ndërtesat Shumë-Banesore Sociale”.
Ceremonia u mbajt te banesat pranë parkut në Istog, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FKEE-së, institucioneve lokale dhe banorëve përfitues të projektit.























