22:39 / 27.05.2026
Aksident te Ura e Dollcit në Klinë, 7 të lënduar
Sh.Ç/RTKlive
Shtatë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti te ura e Dollcit në Klinë, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre ka rënë nga ura. kurse, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dollc të Klinës. Në aksident u përfshinë dy vetura. Nga përplasja mes veturave njëra ka rënë nga ura. 7 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.























