Kuvendi Komunal i Kamenicës merr disa vendime
Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistët, drejtorët komunalë, përfaqësues të OJQ-ve dhe pjesëmarrës të tjerë.
Sipas njoftimit nga Komuna e Kamenbicës, në rend dite për shqyrtim ishin disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës, përfshirë aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit, si dhe propozim-vendime që lidhen me dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale dhe formimin e komisioneve përkatëse.
Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua raporti i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe Draft-Plani Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në Komunën e Kamenicës për periudhën 2026-2028.
"Pas hapjes së mbledhjes, kryesuesja Arbnore Beqiraj-Fera prezantoi rendin e ditës dhe pyeti nëse kishte propozime shtesë. Kryetari Kadri Rahimaj propozoi dy pika të reja për shqyrtim: bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2025 në vitin 2026 dhe buxhetimin e bashkëfinancimit për projektin “Kolektori i ujërave atmosferikë”, në bashkëpunim me kompaninë M&B Company SH.P.K.", tghuhet në njoftim
Pas diskutimeve nga asambleistët, të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash.























