09:09 / 31.05.2026
Sulm ndaj zyrtarit policor në Plemetin, arrestohet i dyshuari
RTKlive
Një person është arrestuar në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 30 maj 2026 rreth orës 05:27, ku si pasojë e sulmit një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.























