Arrestohet i dyshuari për vrasje në Gjakovë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se një person i dyshuar për një rast vrasjeje është ndaluar për 48 orë, pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi më 7 qershor në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetimet për veprën penale “Vrasja e Rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me inicialet I.S., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në koordinim të ngushtë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimit të provave relevante.


MË SHUME NGA Kronika