Dita nacionale e komunitetit egjiptian|VIDEO
BKT
Kosovë

Dita nacionale e komunitetit egjiptian|VIDEO

Nora Gjuzi|RTK

24 Qershori - dita nacionale e komunitetit egjiptian, është shënuar me aktivitete të ndryshme, sipas përfaqësuesve të komunitetit  kjo ditë përfaqëson një mundësi të mirë për promovimin e kulturës, traditave dhe identitetit të komunitetit egjiptian, njëkohësisht u bë thirrje për mos braktisje të shkollimit si një ndër sfidat më të mëdha të këtij komuniteti.

"Rëndësia e kësaj dite 24 qershori dita e egjiptianëve të Ballkanit tregon kulturën gjuhën traditat dhe zakonet e përbashkëta me mazhorancën sepse këtu jemi rritur së bashku dhe këtu jetojmë atëherë është një gjithë përfshirje në aktivitetin tonë të sotëm po ashtu edhe bashkëpunimin tregohet i veçantë me gjitha institucionet e komunës së Istogut si ato policore si ato të komunave të shkollave dhe të komunitetit në përgjithësi të pjesës së mazhorancës”, tha Regjë Mulaj - OJQ -" Vizioni 02".

"Komuniteti egjiptian si dhe komunitetet tjera ndoshta në Kosovë, po komuniteti egjiptian pak më shumë ka sfidat e veta dhe unë besojë se gjithmonë ka vend që të përmirësohet dhe unë e ftojë apelojë tek të gjithë të rinj e komunitetit egjiptian që të angazhohen sa më tepër sa më shumë në shkolla mos ta braktisin shkollën dhe të ecin përpara që të prosperojnë në jetën e tyre"”, tha Bajram Celaj, ish-mësimdhënës.

Pavarësisht sfidave, përfaqësuesit e komunitetit thanë se vitet e fundit është shënuar progres i dukshëm, sidomos në fushën e arsimit, ku gjithnjë e më shumë të rinj po ndjekin studimet dhe po përfshihen në jetën akademike.


MË SHUME NGA Kosovë