Gjendet automjeti i vjedhur në Prizren, i dyshuari dërgohet në burg
BKT
Kronika

Gjendet automjeti i vjedhur në Prizren, i dyshuari dërgohet në burg

Medina Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës ka gjetur automjetin e vjedhur në Prizren dhe ka dërguar në vuajtje dënimi në burg të dyshuarin, i cili ka rezultuar se kishte aktgjykim të formës së prerë me dënim me burg.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pronari i automjetit e kishte parkuar automjetin e tipit VW Golf në një parking në Prizren, më 19 qershor, por kur ishte kthyer, nuk e kishte gjetur automjetin e tij.

“Pas një pune intensive operative, me datën 24.06.2026, hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë identifikuar të dyshuarin, i cili ka treguar vendndodhjen e automjetit. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. I dyshuari është intervistuar dhe duke qenë se kishte një aktgjykim të formës së prerë me dënim me burg nga Gjykata Themelore në Prizren, është dërguar për vuajtjen e dënimit”, njofton policia.

Tutje thuhet se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.


MË SHUME NGA Kronika