Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt
BKT
Kronika

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Sh.G|RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri pas raportimeve për të shtëna në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit, kur policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur të dyshuarin F.R., 23 vjeç, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që e posedonte me leje, thuhet në njoftimin e policisë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore.


MË SHUME NGA Kronika