10:22 / 02.07.2026
Largohet mjeti i pashpërthyer në fshatin Burincë në Gjilan
Medina Pasoma / RTKlive
Është tërhequr mjeti i dyshuar i pashpërthyer në fshatin Burincë në Gjilan.
Mjeti u largua nga forcat e KFOR e të FSK, teksa dy ditë më parë Policia e Kosovës njoftoi për identifikimin e tij.
“Lidhur me rastin, më 01.07.2026 në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së të cilët kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.























