Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Kaçanik
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Kaçanik

Sh.G|RTKlive

Një person zyrtar është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se, gjatë trajtimit të një kërkese për leje ndërtimi, i kishte kërkuar ankuesit dokumente shtesë dhe e kishte orientuar që për përgatitjen e tyre të paguante mbi 600 euro në një kompani private gjeodezike. Ankuesi e ka raportuar rastin pasi, sipas policisë, kishte vërejtur se dokumentet për të cilat kishte paguar nuk figuronin në dosjen e lejes së ndërtimit.

Policia bën të ditur se, pas zhvillimit të veprimeve hetimore dhe intervistimit të të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.


MË SHUME NGA Kronika