Tre të lënduar në një përleshje në Komoran, dy prej tyre me mjet të mprehtë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Tre të lënduar në një përleshje në Komoran, dy prej tyre me mjet të mprehtë

G.K/RTKlive

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në Komoran.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. Ai ka theksuar se dyshohes se dy prej tyre janë lënduar nga një mjet i mprehtë.

"Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.


MË SHUME NGA Kronika