Vetëplagoset me armë nga pakujdesia, dërgohet në QKUK
BKT
Kronika

Vetëplagoset me armë nga pakujdesia, dërgohet në QKUK

K. Kasumi/ RTKlive

Një person ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, te viktima njëkohësisht edhe i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë e shkrepur, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Njësitë relevante policore janë marrë me rastin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika