Aksident në Llazicë, tre persona kërkuan trajtim mjekësor
BKT
Kronika

Aksident në Llazicë, tre persona kërkuan trajtim mjekësor

G.K/RTKlive

Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Llazicë, në rrugën Prishtinë–Pejë, ku janë përfshira dy automjete.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

"Rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjëri prej tyre nuk është hospitalizuar (janë liruar për në shtëpi). Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor", ka thënë Elezaj.


MË SHUME NGA Kronika