KRU "Prishtina" vazhdon punimet e mirëmbajtjes në terren
BKT
Kosovë

KRU "Prishtina" vazhdon punimet e mirëmbajtjes në terren

Sh.G|RTKlive

KRU "Prishtina" njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa lokacione në qytet, me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore.

Intervenimet do të realizohen në këto rrugë:

Rr. Holger Pedersen, Rr. Mbreti Longar, Rr. Zagrebi, Rr. Bije Vokshi, Rr. Smajl Lajçi, Rr. Ismail Qemajli, Rr. Selami Tahiri , Rr. Fazli Gashi , Rr. Ibrahim Oruçi.

KRU "Prishtina" kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo pengesë të mundshme gjatë zhvillimit të punimeve. Ekipet do të angazhohen që intervenimet të përfundojnë sa më shpejt, me qëllim të minimizimit të ndikimit në furnizimin me ujë dhe qarkullimin në këto zona.


MË SHUME NGA Kosovë