08:56 / 15.07.2026
Rrahu të miturin, arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut
Sh. Ç/RTKLive
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK”, në Mitrovicë të Jugut. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull-i mitur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























