Plagosje me armë zjarri në Pejë
BKT
Kronika

Plagosje me armë zjarri në Pejë

N.M. /RTKlive

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Milet Bahçe". Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se rreth orës 22:36, policia është njoftuar për një plagosje në këtë pjesë të qytetit. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika