14:02 / 16.07.2026
Mitrovicë, 76-vjeçarja gjendet pa shenja jete, nisin hetimet
Bardh Bekteshi/RTK
Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti "Hetim mbi vdekjen", ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia nuk ka bërë të ditura rrethana të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim.























