09:06 / 17.07.2026
Zjarri përfshin dy vetura në Begaj të Vushtrrisë, nis hetimi
N. Mekolli /RTKlive
Një rast i zjarrvënies është raportuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Begaj të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, më 16 korrik 2026 rreth orës 01:28, një qytetar ka raportuar se dy vetura me targa vendore, të cilat ishin të parkuara para shtëpisë së tij, janë përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e flakëve.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.























