Policia heton tri raste vdekjesh
BKT
Kronika

Policia heton tri raste vdekjesh

Sh. Çoçaj/RTKLive

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për tri raste vdekjesh të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Podujevë një grua humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banimi.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në Mitrovicë, një grua u gjet pa shenja jete në banesën e saj, pasi paraprakisht nuk ishte përgjigjur në telefon.

“Viktima paraprakisht nuk ishte lajmëruar në telefon dhe me asistencë të zjarrfikësve është hapur dera dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, njofton Policia.

Ndërkaq, në Vushtrri u gjet pa shenja jete një burrë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë në të tri rastet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjeve janë në vazhdim.


MË SHUME NGA Kronika