14:08 / 17.07.2026
Ekipet e mirëmbajtjes intervenojnë sot në disa zona të Prishtinës
Sh.G|RTKlive
Ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë sot punime në disa rrugë dhe zona të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.
Sipas njoftimit, intervenimet do të realizohen në rrugët Hëna Spahiu, Xheladin Hoti, Zagrebit, Hilmi Zariqi, Beteja e Llapushnikut, Malush Kosova, Iliria, si dhe në fshatin Leban.
Qytetarët që qarkullojnë në këto zona këshillohen të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm gjatë zhvillimit të punimeve.























