Arrestohet i kërkuari në Skenderaj
BKT
Kronika

Arrestohet i kërkuari në Skenderaj

Sh.G|RTKlive

Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së premtes nga zyrtarët e Stacionit Policor në Skenderaj.

Sipas policisë, arrestimi është realizuar pas veprimeve operative dhe grumbullimit të informatave për vendndodhjen e të dyshuarit. Gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij në Skenderaj, i kërkuari është lokalizuar dhe arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej katër vitesh, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni është realizuar në kuadër të zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe vazhdimit të aktiviteteve për arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.


MË SHUME NGA Kronika