08:58 / 18.07.2026
Moti në Shqipëri, me diell dhe temperatura të larta deri në 41°C
RTSH
Sot, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen përgjatë relievit malor në veri dhe lindje.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.























