Mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike 
BKT
Kosovë

Mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike 

N. Mekolli /RTKlive

Sot, nis aktiviteti automobilistik malor “Brezovica 2026”, i cili po zhvillohet në organizim të Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për shkak të këtij eventi, segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë (R115) do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 10:30 deri në 18:00.

Dita e sotme i kushtohet stërvitjeve zyrtare të garuesve, ndërsa nesër, më 19 korrik, do të zhvillohet gara kryesore.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tij, organizatorët janë në koordinim me Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse.

U bëhet thirrje qytetarëve që të planifikojnë lëvizjet e tyre gjatë këtyre orareve, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren.


MË SHUME NGA Kosovë