Aksion inspektimi në autoparkingje në Gjilan dhe Viti, evidentohen shkelje
BKT
Kronika

Aksion inspektimi në autoparkingje në Gjilan dhe Viti, evidentohen shkelje

N.M. /RTKlive

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), ka zhvilluar një aksion kontrolli në 35 autoparkingje në komunat Gjilan dhe Viti.

Sipas Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar më 17 korrik 2026, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me qëllim të verifikimit të respektimit të obligimeve ligjore nga subjektet afariste.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar disa shkelje, për të cilat institucionet përkatëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme në përputhje me kompetencat e tyre.

Bëhet e ditur se kontrollet e përbashkëta ndërinstitucionale do të vazhdojnë edhe në sektorë të tjerë, me qëllim të parandalimit të evazionit fiskal dhe zbatimit të ligjeve në fuqi.


MË SHUME NGA Kronika