13:26 / 20.07.2026
Nisin "Ditët e Diasporës" në Podujevë
Sh.G|RTKlive
Me hapjen e Panairit të Produkteve Artizanale në Bulevardin e Qytetit, ka nisur zyrtarisht manifestimi "Ditët e Diasporës" në Podujevë.
Panairi, i organizuar në bashkëpunim me Shoqatën "Duart e Arta Llapjane", do të jetë i hapur më 20 dhe 21 korrik, ku vizitorët mund të gjejnë produkte artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale të përgatitura nga gratë llapjane.
Sipas Komunës së Podujevës, gjatë javëve në vijim në kuadër të manifestimit do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive për qytetarët dhe bashkatdhetarët.























