Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut intensifikon kontrollet në trafik
A.B|RTKLive
Në kuadër të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe angazhimeve operative gjatë sezonit veror, në koordinim me njësitet tjera edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë (NjRSh), po realizon kontrolle në trafikun rrugor në mbështetje të njësive të tjera policore, si rrjedhojë gjatë fundjavës janë realizuar kontrolle të intensifikuara në trafikun rrugor duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe zbatimin e ligjit.
Gjatë këtyre kontrolleve, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe shqiptuar mbi 280 kundërvajtje për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
Ne disa raste, në mungesë dokumentacioni përkatës janë sekuestruar: (1) një automjet, (5) skuterë dhe (2) motoçikleta. Ne të gjitha rastet ndaj kundërvajtësve të përfshirë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.
Policia, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, të pajisin mjetet e tyre me dokumentacionin e nevojshëm dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët























