21:30 / 20.07.2026
Rama: ‘Tregu në Rrota’ afron ekonominë lokale me qytetarët
V.Th / RTKLive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar iniciativën “Tregu në Rrota”, e cila synon të promovojë prodhuesit vendorë dhe të afrojë bizneset lokale më pranë qytetarëve.
Rama ka thënë se çdo biznes vendor i mbështetur kontribuon në fuqizimin e familjeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ai ka uruar për këtë nismë, e cila do të lidhë shtatë qytete të Kosovës përmes produkteve të prodhuesve vendorë.
Rama ka ftuar qytetarët që të vizitojnë stendat e “Tregut në Rrota” në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe të mbështesin produktet vendore.























