09:41 / 21.07.2026
Arrestohet një serb në Vërmicë për tentim ryshfeti ndaj policëve
E.Hoti/RTKlive
Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi dyshohet se u ka ofruar para zyrtarëve policorë gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumentacionit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 22:10.
“I njëjti është ndaluar menjëherë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Rasti është iniciuar si "Dhënie e ryshfetit".























