16:32 / 23.07.2026
Vrasje aksidentale në Bjeshkët e Deçanit
RTK
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, ku një person ka humbur jetën nga arma e zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 13:40 min.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, ka bërë me dije Rugova.























