09:07 / 24.07.2026
Kanos tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Medina Pasoma / RTKlive
Është arrestuar një person pasi ka kanosur tre zyrtarë policorë në Ferizaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrit policor dhe më pas ka kanosur tre zyrtarë policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Gjatë arrestimit i dyshuari kishte rezistuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























