09:16 / 24.07.2026
Granatë dore në një veturë në Prizren, shpërthehet nga ekipet e deminimit
Medina Pasoma / RTKlive
Është identifikuar një mjet i dyshuar i pashpërthyer, i llojit granatë dore, në veturën e viktimës.
Vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së personit.
“Lidhur me rastin njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët, ndërsa njësitet policore të deminimit pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”, thuhet në raportin 24-orësh.























