09:47 / 24.07.2026
Kërkoheshin eshtrat e viktimës nga viti i kaluar, gjenden në Malishevë
Valbona Thaçi / RTKLive
Janë gjetur eshtrat e viktimës mashkull, të cilat kërkoheshin nga viti i kaluar.
Ato janë identifikuar në Malishevë, teksa janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Lidhur me rastin janë gjetur eshtra të njeriut që dyshohet se i përkasin viktimës mashkull kosovar i cili ishte shpallur si person i zhdukur. Eshtrat e gjetur janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























