Parandalohet kontrabanda me katër migrantë në Vërmicë
BKT
Kronika

Parandalohet kontrabanda me katër migrantë në Vërmicë

Valbona Thaçi / RTKLive

Një rast i kontrabandës me migrantë është parandaluar nga njësitet policore në fshatin Vërmicë në Prizren.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Brenda në automjet kanë qenë katër persona meshkuj shtetas të huaj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me autorizim të tij është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika