Aksident mes tre kamionëve e automjetit në Qafën e Duhlës, një i lënduar
BKT
Kronika

Aksident mes tre kamionëve e automjetit në Qafën e Duhlës, një i lënduar

Medina Pasoma / RTKlive

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti ndërmjet tre kamionëve dhe një automjeti në Qafën e Duhlës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar për RTKlive se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi

Si pasojë e aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër.


MË SHUME NGA Kronika