09:17 / 26.07.2026
Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Fushë Kosovë
Sh.Ç/RTKlive
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rasti ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.























