`Pllaka e miqësisë`, simbol i lidhjes mes Klinës dhe Quinto di Trevisos
BKT
Kosovë

`Pllaka e miqësisë`, simbol i lidhjes mes Klinës dhe Quinto di Trevisos

Islam Haxhiu / RTK

Marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore mes Kosovës dhe Italisë po konkretizohen në nivel lokal. Pas binjakëzimit zyrtar të Komunës së Klinës me komunën italiane Quinto di Treviso, në oborrin e institucionit komunal në Klinë është zbuluar `Pllaka e miqësisë`

Pas binjakëzimit të Komunës së Klinës dhe komunës Quinto di Treviso nga Italia, në oborrin e komunës në Klinë është zbuluar "Pllaka e miqësisë".

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, tha se kjo u bë e mundur falë angazhimit të diasporës shqiptare në Itali.

"Pllaka në fjalë është simbol i një miqësie e cila është kultivuar ndër vite dhe sot merr një formë institucionale. Komuniteti ynë të Quinto di Treviso janë qytetarë të dedikuar, punëtor të familjes sonë , të komunitetit dhe si e tillë ka krijuar një impresion të komuniteti atje si qytetarë të dinjitetshëm të një Republike siç është kjo e jona", theksoi Shala.

"Do të bëjmë përpjekje që edhe shumë projekte për të cilat ka nevojë komuna e Klinës, ka nevojë Kosova gjithë komuniteti do të jemi zë i fuqishëm tek autoritet italiane të nivelit komunal e ndoshta edhe më lartë që të realizojmë edhe projekte të tjera përveç binjakëzimit dhe pllkaës që e vendosëm sot", pohoi Bajram Desku, përfaqësues i Shoqatës "Shën Nëna Terezë" në Itali.

"Është kjo ditë me rëndësi për qytetarët e Klinës sepse një proces i cili i ka kaluar të gjitha fazat ligjore me iniciativat nga mërgata e komunës së Klinës të cilët i falënderoj shumë për idenë që ne të binjakëzohemi por edhe i falënderoj shumë për përfaqësimin dinjitoz që po i bëjnë komunës së Klinës dhe në përgjithësi Republikës së Kosovës", tha Zenun Elezaj, kryetar i Klinës.

Në këtë aktivitet u tha se binjakëzime si ky dëshmojnë përkushtimin e dy popujve për bashkëpunim dhe miqësi të përhershme.

 


MË SHUME NGA Kosovë