Një i plagosur pas të shtënave në Banjë të Istogut, i dyshuari në arrati
BKT
Kronika

Një i plagosur pas të shtënave në Banjë të Istogut, i dyshuari në arrati

RTK

Një person ka mbetur i plagosur sonte në fshatin Banjë të Istogut, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë me dije për RTK-në, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës, dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile.

"Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lenduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të mbledhur provat e nevojshme, i lenduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është lagruar nga vendi i ngjarjes, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar", ka thënë Rugova.


MË SHUME NGA Kronika