Aksident me fatalitet në Malishevë, një person humb jetën
BKT
Kronika

Aksident me fatalitet në Malishevë, një person humb jetën

M.Sh/RTKLive

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Janiqishtë të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 15:50, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile.

Nga hetimet fillestare dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me pjesën e përparme të veturës.

Si pasojë e aksidentit, dy persona meshkuj, shtetas të Kosovës, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se më 11 gusht, rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit prej personave të përfshirë në aksident.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, nnërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Kronika