10:29 / 13.08.2026
Nën ndikim alkooli sulmon dy zyrtarë policorë,arrestohet i dyshuari në Malishevë
Medina Pasoma / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë në Malishevë.
Si pasojë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























