10:09 / 14.08.2026
Dy persona arrestohen në Prishtinë pasi dyshohet se shtinë me armë zjarri
M.Sh/RTKLive
Sipas Policisë së Kosovës, më 13 gusht 2026, njësitë policore kanë pranuar një video në të cilën shihen persona duke shtënë me armë zjarri. Pas hetimeve, policia ka arrestuar dy të dyshuarit.
Njësitë policore kanë bastisur shtëpitë e tyre, por gjatë kontrollit nuk janë gjetur armët. Megjithatë, gjatë intervistimit në polici, të dyshuarit kanë pohuar se kanë shtënë me armë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje. Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar.























