Dy persona humbin jetën në aksidente trafiku, tre të tjerë lëndohen
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Dy persona humbin jetën në aksidente trafiku, tre të tjerë lëndohen

M.Sh/RTKLive

Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente trafiku të ndodhura të shtunën në Malishevë dhe Suharekë, ndërsa në një aksident tjetër në Pejë janë lënduar tre persona.

Në fshatin Mleqan të Malishevës, rreth orës 14:05, një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bukosh të Suharekës, rreth orës 07:35. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një grua ka humbur jetën.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Vitomiricë të Pejës, rreth orës 16:05, ka ndodhur një aksident në mes të dy automjeteve.

Si pasojë, dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në Pejë është duke u hetuar nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Kronika