Policia intensifikon aktivitetet në Mitrovicë të Jugut
BKT
Foto/Policia e Kosovës /FB
Kronika

Policia intensifikon aktivitetet në Mitrovicë të Jugut

Sh.G|RTKlive

Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet operative dhe parandaluese në Mitrovicë të Jugut, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprave penale dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë javës së kaluar, në kuadër të angazhimeve policore, janë konfiskuar 12 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar 1,390 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 9 masa mbrojtëse – ndalim të drejtimit të mjetit me veprim motorik, si masë ndaj shkeljeve në trafik.

Gjatë së njëjtës periudhë, janë arrestuar 15 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave operative dhe parandaluese, në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, me synim ofrimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Jugut.


MË SHUME NGA Kronika