Arrestohet i kërkuari për posedim të narkotikëve
BKT
Kronika

Arrestohet i kërkuari për posedim të narkotikëve

E.Hoti/RTKlive

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtyre veprimeve, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Podujevë kanë realizuar një operacion, gjatë të cilit kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia ka njoftuar se i arrestuari, V. Rr., mashkull, ishte i kërkuar për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Pas arrestimit dhe në përputhje me urdhëresën e gjykatës, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika