09:36 / 18.08.2026
Grabitje në Rahovec, i dyshuari i maskuar kërcënon me armë dhe grabit stoli ari
E.Hoti/RTKlive
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Rahovec, ku një person i maskuar dyshohet se ka hyrë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës, ka grabitur stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 gusht, rreth orës 22:30.
“Ankuesi ka raportuar se i dyshuari i panjohur I maskuar ka marrë katër unaza ari, një zinxhir qafe me pllakë, një palë vathë, dy byzylykë dore si dhe 20 euro para të gatshme”, thuhet në raport.
Pas grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.























