Djegia e materialeve në oborr i kushton 500 euro gjobë 55-vjeçarit në Sojevë
BKT
Kronika

Djegia e materialeve në oborr i kushton 500 euro gjobë 55-vjeçarit në Sojevë

E.Hoti/RTKlive

Një 55-vjeçar është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka djegur materiale të ndryshme në një oborr në fshatin Sojevë të Ferizajt, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe rrezik për përhapjen e zjarrit.

Rasti raportohet që ka ndodhur më 16 gusht 2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Bau Beiden”.

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes pas ankesave të qytetarëve për djegien e materialeve, ku kanë identifikuar personin e dyshuar, Sh.Sh., 55-vjeçar.

“Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet të cilat mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Policia ka apeluar që çdo shkelje apo rrezik i mundshëm nga zjarri të raportohet tek autoritetet.


MË SHUME NGA Kronika