09:43 / 19.08.2026
Ia rrëmbeu një gruaje zinxhirin e arit te ashensori, arrestohet grabitësi
E.Hoti/RTKlive
Një grua ka raportuar në polici se është grabitur nga një person i panjohur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 15:54, kur i dyshuari, në derën e një ashensori, ia ka grabitur viktimës nga qafa një zinxhir ari.
“Pas grabitjes, i dyshuari është larguar me një veturë me targa vendore. Viktima nuk ka pësuar lëndime, por ka pranuar tretman mjekësor për shkak të shqetësimit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Pas hetimeve, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili është mashkull, shtetas i Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























