Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion ndalohen në Ferizaj
BKT
Kronika

Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion ndalohen në Ferizaj

E.Hoti/RTKLive

Policia e Kosovës ka asistuar Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratin e Pyjeve gjatë një aksioni të përbashkët për kontrollin e transportit të masës drusore në Ferizaj.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, më 23 gusht 2026, nga ora 08:00, zyrtarët policorë kanë marrë pjesë në aktivitetin e përbashkët “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”.

"Gjatë patrullimit dhe kontrollit të përbashkët në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore (traktorë me rimorkio), të cilat transportonin masë drusore pa poseduar dokumentacionin përkatës", thuhet në njoftim.

Me asistimin dhe përcjelljen e policisë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.

Për rastin janë angazhuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pyjeve, të cilët kanë përpiluar procesverbalet përkatëse të inspektimit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë keqpërdorimin dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.


MË SHUME NGA Kronika